SPORT, 15 Mars 2026, 13:11

Lajm i keq para ndeshjes me Poloninë, Manaj del nga loja prej dhimbjeve në Turqi

Lajm i keq para ndeshjes me Poloninë, Manaj del nga loja prej dhimbjeve

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj vijon të vuajë një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Pavarësisht kësaj ai vendosi të sakrifikonte dhe ta niste titullar ndeshjen e Sivasporit që po luan në shtëpi përballë Umraniyespor.

Por, Manaj nuk mund të vazhdonte të luante më shumë se 7 minuta pasi po ndjente dhimbje, duke bërë me shenjë që të zëvendësohej.  Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 29-vjeçarit, por një lajm i tillë nuk jep shpresa rikuperimi në kohë për ndeshjen që Shqipëria ka më 26 mars me Poloninë.