TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç është shkarkuar sot nga klubi kroat i Osijek. Lajmi i pabesueshëm është përhapur sot nga mediat kroate, të cilat kanë mësuar vendimin që u mor nga drejtuesit vetëm një ditë pasi Osijeku fitoi 2-0 ndaj Rijekës që luftonte për titullin deri pak javë më parë dhe praktikisht i siguroi klubit pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.
Por sot drejtori sportiv Zhoze Boto, i ka komunikuar trajnerit shkarkimin, duke e larguar teknikun i cili u largua nga Shqipëria me qëllimin që të ringrinte klubin pas një fillimi të dobët të kampionatit.
Mediat kroate aludojnë se vendimi ka ardhur pasi Zekiç nuk cilësohej në lartësinë e duhur për të kthyer Osijekun mes pretendenteve për titull. Trajneri do të drejtojë ekipin edhe në ndeshjen e fundit ndaj Varazhdin dhe pastaj do të jetë i lirë të vazhdojë karrierën e tij në një klub tjetër.