SPORT, 13 Maj 2025, 18:24

Kreu i gjyqtarëve italianë i përgjigjet akuzave të Klaudio Ranierit: Keqardhje për fjalët e tij, nuk ishte penallti

Kreu i gjyqtarëve italianë i përgjigjet akuzave të Klaudio

Ndeshja mes Atalantës dhe Romës e mbyllur me fitoren 2-1 të bergamaskëve, është shoqëruar me protesta të shumta të skuadrës verdhekuqe për një penallti që u akordua për një kontakt mes Pasaliç dhe Kone, por që më pas u anulua nga VAR. Ishte vetë trajneri Ranieri ai që e cilësoi të pakuptimtë vendimin e dhënë pasi mendonte se penalltia në favor të skuadrës së tij ishte e dukshme dhe kjo ndikonte plotësisht rezultatin e sfidës si dhe kualifikimin e mundshëm në Ligën e Kampioneve.

Por presidenti i shoqatës së gjyqtarëve në Itali, Antoni Zapi, i është përgjigjur flakë për flakë të Ranierit, duke kundërshtuar fjalët e tij.

“VAR-i ndërhyri në respekt të plotë të protokollit, duke korrigjuar një gabim të qartë dhe vendimtar”, tha ai për “Ansa”. “Sinqerisht ndjejmë keqardhje për deklaratat e Klaudio Ranierit, sa i përket episodit të penalltisë të dhënë fillimisht për një kontakt mes Pasaliç dhe Kone, pastaj në mënyrë korrekte të anuluar nga VAR-i.

Dizenjatori Xhanluka Roki më ka konfirmuar saktësinë e vlerësimit teknik që do të publikohet në serinë e ardhshme të “Open VAR”. Nuk bëhej fjalë për penallti. Pasaliç ndërhyn, por është lojtari i Romës i cili për efekt të dinamikës së lëvizjes së vet, i përfundon sipër kundërshtarit.

Ranieri është një trajner që është respektuar gjithmonë për korrektësinë e tij, përmbajtjen dhe kulturën sportive. Dhe pikërisht për këtë, fjalët e tij kanë një peshë të rëndësishme. Megjithatë, në këtë rast, përkushtimi që bën nuk përputhet me sa ka dalë nga pamjet dhe vlerësimi teknik.

VAR-i ndërhyri në respektim të plotë të protokollit, duke korrigjuar një gabim të qartë dhe vendimtar. Kam kënaqësinë të theksoj se edhe shtypi sportiv kombëtar ka njohur saktësinë e vendimit’, tha Zapi.