SPORT, 13 Maj 2025, 17:57

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah në Bundesligë?

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah në Bundesligë?

Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkusen si lojtar i lirë pasi kontrata e tij të skadojë më 30 qershor. Mbrojtësi gjerman ka qenë në bisedime me Barcelonën për disa kohë, por më vonë  katalanasit ndryshuan mendje.

E njëjta gjë vlen edhe për Interin, me zikaltërit që janë “frenuar” nga paga e lartë e kërkuar nga lojtari.

Pra, në këtë pikë Tah është i destinuar të mbetet në Bundesligë. Në fakt, Bayern Munich tani është afër finalizimit së marrëveshjes.