SPORT, 10 Maj 2025, 22:39

Mesfushori i Kombëtares i pafat në ndeshjen e rëndësishme, anësori i prish festën pasi kishte tundur rrjetën

Mesfushori i Kombëtares i pafat në ndeshjen e rëndësishme,

Grasshopers ka pësuar sot humbjen e radhës. Zurih fitoi 3 me 0 në ndeshjen e rëndësishme për skuadrën e Abrashit.

Grassopers mban vendin e fundit dhe rrezikon seriozisht mbijetesën. Vetë Abrashi gjeti golin sot, kur kronometrohej minuta e 65-të.

Anësori prishi menjëherë festën, pasi më parë një lojtar i Grasshopers ishte në pozicion jashtë loje. Mund të rezultonte një gol i rëndësishme, që do e ngushtonte rezultatin 2 me 1.

Abrashi është kapiten i skuadrës së tij, që po has mjaft vështirësi në këtë fund kampionati. Aktualisht numëron 33 pikë në vendin e fundit. Uinterthur që ndodhet jashtë zonës së ftohtë, ka 3 pikë më tepër.

Goli i anuluar i Abrashit: (VIDEO)