TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Përpara se të njoftohej lamtumira e tij me Real Madridin, Federata Braziliane njoftoi zyrtarisht marrëveshjen me trajnerin italian, i cili do të marrë drejtimin e Seleçaos duke filluar nga qershori, kur do të jetë në stol për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Ekuadorit dhe Paraguajit.
Kështu përfundon një lidhje e gjatë që filloi në vitin 2023, kur mbreti i Ligës së Kampionëve refuzoi propozimin për të vazhduar të stërviste “Los Blancos”.
Trajneri nga Reggiolo do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026, me mundësi rinovimi deri në Kupën e Botës 2030. Djali i tij, Davide, krahu i tij i djathtë te Real Madridi dhe gjithashtu në aventurat e mëparshme, nuk do ta ndjekë atë në këtë përvojë të re.
Ancelotti e lë Real Madridin si trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit, plot 15: tre Liga Kampionësh, tre Superkupa Evropiane, një Kupë Ndërkontinentale, dy Kupa Bote për Klube, dy tituj të La Ligës, dy Superkupa Spanjolle dhe një Kupë e Mbretit.
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, nuk e fshehu kënaqësinë e tij të madhe: "Sjellja e Carlo Ancelottit në krye të Brazilit është më shumë sesa një vendim strategjik.
Është një deklaratë për botën e vendosmërisë sonë për të rifituar vendin e parë në podium. Ai është trajneri më i madh në histori dhe tani drejton ekipin më të mirë kombëtar në planet. Së bashku, do të shkruajmë kapituj të rinj të lavdishëm për futbollin brazilian".
A maior Seleção da história do futebol agora será liderada pelo técnico mais vitorioso do mundo. Carlo Ancelotti, sinônimo de conquistas históricas, foi anunciado nesta segunda-feira (12) pelo presidente da CBF, Ednaldo Rodrigues, como o novo técnico da Seleção Brasileira. Ele… pic.twitter.com/grw3Rb1BmL
— CBF Futebol (@CBF_Futebol) May 12, 2025