SPORT, 10 Maj 2025, 17:01

Asllani larg Milanos, zikaltërit në pritje të ofertës së duhur

Asllani larg Milanos, zikaltërit në pritje të ofertës

Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Interit. Mesfushori i kombëares, Kristjan Asllani do të largohet nga zikaltërit në verë.

Pavarësisht se Asllani rinovoi kontratën, e ardhmja është larg Milanos.

Inter dëshiron të përfitojë ekonomikisht nga largimi i tij dhe për momentin, është në pritje të një oferte që mund të kënaqë të gjitha palët.