SPORT, 7 Korrik 2024, 09:27

Kompletohet katërshja e më të mirëve, ja kur do të luhen dy sfidat gjysmëfinale të Europianit

Kompletohet katërshja e më të mirëve, ja kur do të

Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës ditën e sotme janë mësuar kështu dhe katër skuadrat që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin. 

Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut në orën 21:00. 

 “La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë. 

Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut po në orën 21:00. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën.