SPORT, 22 Prill 2025, 21:25

Komiteti Olimpik Italian pezullon ngjarjet sportive për shkak të funeralit të papa Françeskut

Komiteti Olimpik Italian pezullon ngjarjet sportive për shkak të

Komiteti Olimpik Italian (CONI) ka bërë thirrje për pezullimin e të gjitha ngjarjeve sportive të planifikuara për të shtunën në vend, për shkak të funeralit të papa Françeskut në Romë.

Presidenti i CONI-t, Giovanni Malagò kërkoi që kjo masë të miratohej, pasi qeveria shpalli pesë ditë zi kombëtare.

Malagò gjithashtu kërkoi që të mbahej një minutë heshtje përpara të gjitha ngjarjeve sportive të javës.

Tashmë janë shtyrë tre ndeshjet e Serie A të planifikuara për të shtunën si Inter-Roma, Lazio-Parma dhe Como-Genoa.

Liga ende nuk e ka konfirmuar shtyrjen.

”Zyrtarë dhe vizitorë nga e gjithë bota pritet të dynden në Romë për funeralin e papës, i cili vdiq të hënën në mëngjes pas një goditjeje dhe sulmi në zemër”, theksoi Vatikani.