SPORT, 22 Prill 2025, 18:26

Derbi, Conceicao: Pres Milanin më të mirë, japim shpirtin në fushë

Derbi, Conceicao: Pres Milanin më të mirë, japim shpirtin në

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao bëri analizën e tij para gjysmëfinalës së Kupës së Italisë kundër Interit

“Unë pres Milanin më të mirë. Për një klub me këtë histori duhet të jetë normale të arrijë në finalen e Kupës së Italisë dhe ky nuk ka qenë një sezon pozitiv”.

“Ne duam ta fitojmë këtë trofe, klubet e mëdha arrijnë në fund të gjithçkaje. Nuk mendoj se Interi është i lodhur, ka një skuadër të thellë dhe cilësore”.

“Faza e mbrojtjes do të jetë e rëndësishme, shtëpitë ndërtohen nga themelet – shtoi ai. Walker dhe Loftus-Cheek nuk janë në formën më të mirë, por do të jenë atje”.