SPORT, 20 Gusht 2025, 15:38

Ylli i Bajernit, Goretcka fiton lavdërime pas ndeshjes së madhe

Ylli i Bajernit, Goretcka fiton lavdërime pas ndeshjes së madhe

Leon Gorecka është rikthyer në qendër të vëmendjes, dhe këtë herë nuk janë thashethemet e merkatos që e kanë vendosur 30- vjeçarin në titujt kryesorë, por paraqitja e tij në fushë.

Në fitoren 2-1 të Bajernit kundër Shtutgartit, mesfushori zhvilloi një ndeshje të fortë dhe mori lëvdata të veçanta: nga fituesi i Kupës së Botës, Sami Kedira. Ish-reprezentuesi gjerman u shpreh plot entuziazëm. “I jashtëzakonshëm. Tregon forcë, pjekuri, por edhe mentalitet ekstrem dhe qartësi mendore,” tha Kedira për paraqitjen e Goreckës.

Ai u impresionua nga rruga e tij për tu rikthyer në ekip: “Në publik qëndroi krejtësisht i heshtur. Brenda ekipit, nga ajo që dëgjojmë, ka punuar si i çmendur, dhe gëzon respekt të madh mes shokëve të skuadrës.” Në fakt, vitin e kaluar, Gorecka konsiderohej tashmë një lojtar i panevojshëm te Bajerni. Ndryshimi i trajnerit, konkurrenca, spekulimet për një largim – lojtari dukej sikur ishte “shkruar jashtë”.

Por në vend që të dorëzohej, ai u mundua fort për tu rikthyer. “Kjo është krejt normale në këtë sport,” tha Kedira për uljen e përkohshme në stol. Më pak normale, megjithatë, ishte “qëndrimi kaq i qetë dhe aq i bindur në cilësitë e tij.”

Paraqitja e tij në Superkupë ishte një deklaratë: me depërtimet e thella, praninë në duele dhe gjuhën e trupit. Këto ishin pikërisht atributet që e bënë një faktor kyç në triumfin e Ligës së Kampionëve 2020. “Ai është një makinë, respekt i madh për Leonin,” përfundoi ish-lojtari i Real Madrid himnin e tij të lavdërimit.

Për vetë Goreckën, tani fillon një sezon vendimtar. Kontrata e tij në Mynih zgjat deri në 2026, por raportohet se Bajerni u përpoq kot ta nxirrte në treg këtë verë. Përkundrazi, me paraqitjen e tij në Superkupë, ai tregoi se nuk është aspak i përfunduar – as te klubi dhe as te përfaqësuesja gjermane. “Me sjelljen e tij, ai dërgoi gjithashtu një sinjal për trajnerin e kombëtares, Julian Nagelsman,” tha fituesi i Kupës së Botës 2014. Për Goreckën, kjo është ndoshta mundësia e fundit e madhe për tu vendosur përfundimisht te Bajerni.