TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesfushori italian i Çelsit, Zhorzhinjo, pritet të largohet nga “Blutë” sezonin e ardhshëm, duke refuzuar të rinovojë kontratën, e cila skadon në verën e 2023.
30-vjeçari i ka kërkuar drejtuesve 150 mijë paund në javë në mënyrë që të hedhë firmën në kontratën e re, por duket se kjo kërkesë nuk është pranuar.
Në këtë mënyrë, Barcelona është gati që të afrojë italianin, për të cilin nuk do të paguante asnjë qindarkë dhe Laportas do t’i duhej vetëm ta bindte, gjë që nuk duket shumë e vështirë për të.