TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë është zyrtare: Keidi Bare do të vazhdojë karrierën e tij në klubin e Real Zaragozës, i cili në këtë edicion është pjesë e La Liga 2.
Mesfushori shqiptar ishte prej ditësh në negociata me klubin dhe kishte gjetur akordin parimor për t’u bërë pjesë e tij për tre vitet e ardhshme. Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale nga vetë klubi spanjoll.
“Akord me mesfushorin shqiptar për tre sezonet e ardhshme”, shkruante klubi i Real Zaragozës në një postim në rrjetet sociale me një foto ku i uronte mirëseardhjen Bares.