SPORT, 25 Korrik 2024, 13:12

E bujshme nga Italia/ Ofertë për kapitenin e Atalantës, Berat Gjimshiti mund të largohet drejt Katarit

E bujshme nga Italia/ Ofertë për kapitenin e Atalantës, Berat

Mediat italiane bëjnë të ditur se kapiteni i Atalantës dhe i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta këtë sezon.

Ato raportojnë se për qendërmbrojtësin ka një intresim nga Katari dhe konkretisht nga skuadra e Al-Rayyan. Për momentin nuk bëhet e ditur se sa është oferta e klubit nga Katari në drejtim të bergamaskëve.

Kujtojmë që Gjimshiti luan prej 9 vitesh në elitën e futbollit italian dhe prej 6 vitesh tek ziklatrit e Atalantës. Ai arriti të fitonte Ligën e Europës si kapiten i skuadrës së bergamaskëve.

Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar më shumë se sa gjasa reale ka që kjo tratativë të kryhet mes dy klubeve.