TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshja e parë miqësore e Juventusit për sezonin e ri nuk ka shkuar siç pritej në kampin e bardhezinjve. Skuadra tashmë është nën drejtimin e Tiago Motës, por ndryshimet që priteshin nga trajneri i ri, nuk janë dukur, pasi bardhezinjtë janë mundur 3-0 nga Nurenbergu në Gjermani.
Skuadra italiane pësoi golin e parë nga Jander në minutën e 19 të sfidës ku Tiago Mota ndryshoi plotësisht 11-shen në pjesën e dytë të lojës, me Vlahoviç të kthyer të vetëm në majën e sulmit.
Ky i fundit kishte mundësinë të barazonte shifrat me një 11-metërsh, por e gaboi atë. Ndërkohë, gjermanët thelluan diferencën në minutat e fundit ku shënuan me Forkel dhe Janish, për të çuar rezultatin në 3-0.