SPORT, 26 Korrik 2024, 17:45

Juventus “piketon” yllin e Dortmund, ja sa pretendojnë verdhezinjtë

Juventus “piketon” yllin e Dortmund, ja sa pretendojnë

Juventus kërkon të bëjë një transferim të bujshëm në këtë merkato vere. Preferenca e momentit te bardhezinjtë e Serie A është Adeyemi i Dortmund, sulmues ky që ka treguar veten te verdhezinjtë.

Sipas edicionit të sotëm të Bild, megjithatë, klubi i Bundesligës ka mbyllur efektivisht dyert për shitjen e sulmuesit në këtë afat kalimtar. E vetmja rrugë që do dërgonte në lamtumirën e lojtarit me Signal Iduna Park do të ishte ajo e një oferte të parezistueshme që kap shifrën e  50 milionë euro cash.Gjithsesi, kjo shifër konsiderohet tejet e lartë nga Juvja.

Në këto kushte, e vështirë të flitet për tratativa, pasi Dortmund nuk pranon negociata. Adeyemi luan prej dy vitesh te kjo skuadër.