SPORT, 26 Korrik 2024, 16:27

Arsenali pas mesfushorit spanjoll, nisin kontaktet mes palëve

Arsenali pas mesfushorit spanjoll, nisin kontaktet mes palëve

Arsenali, me instim të trajnerit Mikel Arteta, ka nisur kontaktet me PSG-në për të nënshkruar me mesfushorin spanjoll Fabián Ruiz. Lajmi është bërë publik nga gazetari i njohur i merkatos, Duncan Castles.

Duke pasur parasysh interesin e Atlético de Madrid dhe Barcelonës për Mikel Merino, gjithashtu objektivi i Artetas, dhe preferenca e lojtarit të Real Sociedad për të vazhduar në Spanjë, “gooners” ndryshuan planet e tyre.

28-vjeçari Ruiz vjen pas një europiani, që mund të konsiderohet pozitiv, në aspektin personal. Futbollisti zhvilloi 21 ndeshje me PSG në sezonin që kaloi.