TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kategoria e Parë luan ditën e sotme 5 sfidat e radhës që mbyllin javën e pestë në orën 15:00.
Apolonia pretendente kërkon të rikthehet te fitorja pas disfatës kundër Elbasanit. Fierakët presin në shtëpi Burrelin e vendit të fundit.
Elbasani kërkon vazhdimësinë e saj me fitore, teksa do të tentojë të njëjtën gjë kundër Besës në transfertë.
Një tjetër pretendent, Bylisi pret Korabin, teksa Lushnja do të ndeshet me Flamurtarin në Peqin.
Gjithashtu një tjetër sfidë interesante është ajo mes Vorës dhe Tomorit, me të dyja skuadrat që kanë bërë mjaft mirë deri tani duke konfirmuar veten si pretendente për t’u ngjitur në Superiore.
NDESHJET:
APOLONIA – BURRELI 15:00
BESA – AF ELBASANI 15:00
BYLIS – KORABI 15:00
LUSHNJA – FLAMURTARI 15:00
VORA – TOMORI 15:00.