SPORT, 27 Shtator 2023, 21:49

Ronaldo martohet për herë të tretë

Ronaldo martohet për herë të tretë

Martohet për herë të tretë, fenomeni i futbollit Ronaldo. Ish-futbollisti i tha po Celina Lock-ut pas 7 vitesh bashkë, edhe pse u fejuan zyrtarisht vetëm janarin e kaluar.

Dasma u zhvillua në Ibiza në kishën e Es Cubells, ndërsa Ronaldo u pagëzua disa ditë më parë, vetëm për të pasur mundësi të martohej me ritin fetar.

Të dy ishin të veshur me të bardha, dhëndri me bluzë dhe kostum dhe modelja me një fustan që i tregonte format.

Sot ne mblodhëm familjet tona për një festë fetare intime. Le të fillojmë një javë festimesh”, shkruan Ronaldo dhe Celina Lock në Instagram, duke postuar një fotografi në të cilën buzëqeshin të lumtur duke mbajtur duart nën një tufë petalesh trëndafili të bardhë dhe kokrra orizi.

Çifti prej disa vitesh jeton në Ibiza. Para se të martohej me Ronaldon, Celina Lock i vendosi kushtet e saj.

Modelja dëshironte një fëmijë dhe kjo kërkesë paraqet edhe disa vështirësi duke qenë se fenomeni i është nënshtruar një vazektomie në përpjekje për të frenuar hipertiroidizmin nga i cili ka vuajtur gjithmonë.

Mirëpo ai ishte largpamës dhe ka ruajtur farën në klinika mjekësore duke imagjinuar të kishte trashëgimtarë të tjerë në të ardhmen, kështu që me ndihmën e shkencës ëndrra e gruas së tij të tretë nuk është aq e paarritshme.

Celina Locks, 33 vjeçe, është një modele dhe sipërmarrëse braziliane. Ajo ka pozuar për revista të shumta të modës dhe ka ecur në pasarela ndërkombëtare si dhe ka fituar në vitin 2007 titullin Supermodelja e Botës.

Celine themeloi një markë që mban emrin e saj dhe operon në sektorin e bukurisë.

Ajo dhe Ronaldo, 47 vjeç, u takuan 7 vite më parë dhe në janar ai i kërkoi asaj që të martohej.

Para Celina Locks, Ronaldo kishte shkuar në altar dhe dy herë të tjera. Gruaja e tij e parë ishte Milene Domingues, ish-futbollistja e njohur edhe si Ronaldinha me të cilën pati djalin e parë Ronald, i cili tani është 23 vjeç.

Në vitin 2005 ai u martua me Daniella Ciccarellin, por pasi dasma u zhvillua para divorceve të tyre përkatëse, ajo nuk pati asnjë vlerë ligjore.

Ish-futbollisti ishte bashkëshorti i Maria Beatriz Antony nga viti 2008 deri në 2012 dhe me të pati dy fëmijë Maria Sofia dhe Maria Alice të moshave 14 dhe 12.

Fenomeni ka edhe një djalë tjetër, Aleksandrin, i lindur nga lidhja e tij me Michele Umezu.