TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atalanta e Berat Gjimshitit arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, me rezultatin 0-1. Titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili bëri një performancë të shkëlqyer.
Gjimshiti ishte një nga më të mirët në fushë, teksa ishte i pakalueshëm ne repartin difensiv, duke bërë diferencën me ndërhyrjet e tij vendimtare.
Shqiptari u vlerës me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 10 nga 13 duelet me kundërshtarët. 30-vjeçari gjithashtu regjistroi edhe 34 pasime të sakta.
Golin e fitores për Atalantën e realizoi Kopmeiners në minutën e 13-të.