SPORT, 26 Shtator 2023, 20:30

Statistikat interesante para duelit me Leçen e Ramadanit/ Juventusi nuk di të humbë ditë të marte

Statistikat interesante para duelit me Leçen e Ramadanit/ Juventusi nuk

– Leçe ka fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet e fundit kundër Juventusit (bilanci plotësohet nga 3 barazime dhe 10 suksese bardhezi), 2-0 më 20 shkurt 2011.

– Sot do të jetë hera e parë në historinë e këtij klubi, që Leçe do të luajë kundër Juves, duke pasur më shumë pikë se bardhezinjtë.

– Juventusi ka një mesatare prej 2.6 golash për ndeshje, në 17 ndeshjet që ka luajtur kundër Leçes, në shtëpi, në Serinë A, duke arritur 12 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje (3-4 më 25 prill 2004).

– Juventusi ka fituar pesë ndeshjet e fundit të luajtura ditë të marte në Serinë A, duke shënuar 14 gola dhe pësuar vetëm 2.

– Për herë të parë në historinë e tyre si klub, Leçe e ka nisur kampionatin e Serisë A, pa humbur asnjë nga 5 ndeshjet e para (3 fitore dhe 2 barazime, për një total prej 11 pikësh. Dhe të mendosh që kaq pikë, Leçe i kishte grumbulluar vetëm pas javës së 14-të, në sezonin e kaluar.

– Leçe është i pamposhtur prej 4 transfertash radhazi në kampionat, 1 fitore dhe 3 barazime. Një seri më të gjatë jashtë fushës së tyre salentinët e kanë regjistruar vetëm dy herë në Serinë A, 6 transferta pa u mposht mes janarit e marsit 2004 dhe sërish 6 mes prillit dhe shtatorit 2001.

– Federiko Kieza ka shënuar për herë të parë në karrierë, në tri sfida radhazi (4 gola në total në Serinë A). Ndërkohë shifrat për të thonë 6 gola në 8 ndeshjet e fundit, duke llogaritur edhe sezonin e kaluar, po aq sa kishte regjistruar në 51 ndeshjet e mëparshme.