SPORT, 23 Maj 2024, 09:28

Juventusi kthen ikonat, Kielini gati të hyjë në stafin drejtues bardhezi

Juventusi kthen ikonat, Kielini gati të hyjë në stafin drejtues

Krahas Tiago Motës, një pikë referimi për lojtarët dhe klubin, së shpejti mund të jetë dikush që e njeh Juventusin nga brenda nga shumë thellë, Xhorxho Kielini. Ish-kapiteni bardhezi, pasi përfundoi karrierën e tij si futbollist, filloi përvojën e tij të parë si zëvendësdrejtor sportiv te Los Anxheles FC, një stazh që mund të jetë i dobishëm për të në të ardhmen e afërt.

Si pjesë e ndryshimeve të planifikuara te Juventusi, ish-mbrojtësi mund të rikthehet me një rol menaxherial që mund të garantojë një mbështetje të fortë dhe një urë lidhëse të rëndësishme për trajnerin e ri.

Por mbi të gjitha ai mund të jetë një zë i fortë për lojtarët, por edhe një garanci për tifozët për të ristrukturuar me figura të forta edhe një staf drejtues që ndoshta më shumë sesa për avokatë e profesionistë ligjorë (siç është presidenti Ferrero dhe drejtori Skanavino) ka nevojë që në vijën e parë me Kristiano Xhuntolin të jënë njerëz që e kanë futbollin dhe mbi të gjitha ADN-në e Juventusit në gjak.

DREJT KTHIMIT – Kielini ka nënshkruar tashmë një kontratë me Juven për një rol ambasadori në fund të karrierës së tij, por rikthimi i ish-kapitenit mund të ishte më i dobishëm brenda skuadrës.

Në të njëjtën kohë, me Tiago Motën, Kielini njihet mirë, ka jetuar nga afër shumë situata gjatë aventurës në kombëtaren e Italisë dhe së bashku me shokun e kursit në Koverçano, Paolo Monteron, trajnerin e rinjve bardhezi, mund të formohej një trekëndësh shumë i rëndësishëm edhe për vlerësimin masiv të radhës së të rinjve të shumtë të talentuar që ka Juvja, siç tregoi edhe aventura e dytë e Alegrit në Torino.