SPORT, 22 Maj 2024, 20:09

Kapiten Gjimshiti dhe shokët e tij duan të thyejnë të pamposhturit, publikohen formacionet zyrtare të finales Atalanta-Bajer Leverkusen

Kapiten Gjimshiti dhe shokët e tij duan të thyejnë të

Në orën 21:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do të jenë në “Aviva Stadium”, Dublin, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Atalantës dhe Bajer Leverkusenit.

Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën ndërsa nga ana tjetër gjermanët snjohin humbje deri më tani këtë sezon. Ata kanë bërë një sezon të shkëlqyer teksa fituan Bundesligën gjermane, teksa do të kërkojnë sonte trofeun e dytë.

Atalanta (3-4-3): Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelaere, Skamaka, Lokman | Trajner: Xhan Piero Gasperini

Bajer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stasisiç; Hinkapie, Palacios, Xhaka, Frimpong; Grimaldo, Virtc; Adli | Trajner: Çabi Alonso