SPORT, 21 Maj 2024, 18:52

Arbitri më i mirë italian…”var bilibilin”!

Arbitri më i mirë italian…”var bilibilin”!

Ndeshja e fundit evropiane e Daniele Orsato-s ishte gjysmëfinalja e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund.

Pas këtij takimi ai u pa duke qarë, por askush nuk e kuptoi pse deri kur ai vetë e konfirmoi se nuk do të ishte më pjesë e futbollit.

“Një eksperiencë e bukur përfundon dhe jam krenar për të. Jam shumë krenar për atë që kam bërë dhe do të jap gjithçka deri në fund. E ardhmja? Është vetëm familja ime, gruaja dhe fëmijët e mi. Nuk shoh asgjë tjetër përveç tyre”-deklaroi Orsato, ndërsa konfirmoi se ky ishte sezoni i tij i fundit në botën e futbollit.