TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milani dhe Stefano Pioli do të ndajnë rrugët pas disa javësh, nuk ka më asnjë dyshim. Klubi kuqezi ka marrë vendimin përfundimtar, nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin emilian dhe do të ketë një teknik të ri për sezonin e ardhshëm.
Lajmi qarkulloi prej kohësh, por sot Milani ndërmori një hap konkret.
Siç raporton Calciomercato.com, drejtuesit e klubit të Serie A i komunikuan Piolit dëshirën e tyre për prishjen përpara kohe të kontratës ekzistuese, e cila është e vlefshme deri më 30 qershor 2025.