SPORT, 21 Maj 2024, 20:36

Taulant Seferi ndez “motorët” përpara Europianit, vjen goli i 11-të i tij në kampionat

Taulant Seferi ndez “motorët” përpara Europianit, vjen

Taulant Seferi po kalon një sezon fantastik me klubin e tij Bani Yas, teksa ka shënuar përsëri ne ndeshjen që këta të fundit po luajnë kundër Shabab Al-Ahli Dubai, takim i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte në minutën e 14-të duke i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit të tij.

Ky ishte goli i 11 sezonal për Seferin në kampionat, duke bërë të mundur që të garojë edhe për “Këpucën e Artë”, me vetëm 5 gola më pak se Khiribin që gjendet në krye të renditjes së golashënuesve.