SPORT, 8 Tetor 2022, 22:05

“Jam i lumtur për Asllanin”, Inzagi pas triumfit ndaj Sasuolos: Ja pse e zëvendësova!

“Jam i lumtur për Asllanin”, Inzagi pas triumfit ndaj Sasuolos:

Interi mori një fitore tepër të rëndësishme në kampionat, duke mposhtur Sasuolon, me rezultatin 1-2. Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili qëndroi në fushë vetëm 45 minuta.

Në një prononcim pas ndeshjes për DAZN, trajneri zikaltër, Simeone Inzagi, foli për ndeshjen, teksa shpjegoi edhe arsyen e zëvendësimit të Asllanit:

FITORJA- Sot pamë një Inter që kishte një dëshirë të madhe për të fituar dhe që bëri të mundur të kapërcejë lodhjen pas Championsit. E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë, por kishim një dëshirë të madhe për të fituar”.

HANDANOVIC- Samiri është një vlerë e shtuar brenda dhe jashtë fushës. Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara. Por jo vetëm Samiri, edhe ata që hynë në pjesën e dytë dhanë një kontribut të rëndësishëm. Në fund, pavarësisht lodhjes ne jemi rritur teknikisht dhe kjo na lejoi të fitonim ndeshjen.

PJESA E DYTË- Ne ishim gabim teknikisht. Nëse bëni një gabim me ta, keni vështirësi. Mendoj se është më shumë lodhje mendore sesa fizike, duke parë se si kemi luajtur në 25 minutat e fundit.

ZËVENDËSIMI I ASLLANIT- Mendoj se ai bëri shumë mirë me Romën. Sot ata e mbuluan mirë dhe nuk ishte e lehtë për të luajtur. Ai gjithashtu u ndëshkua dhe unë preferova ta largoja menjëherë për të mos djegur një zëvendësim. Mos harrojmë se ai është një lojtar i datëlindjes 2002 dhe po punon shumë mirë”.

DOPIETA E XHEKOS- Edin bëri shumë mirë dhe Lautaro gjithashtu. Më vjen keq që nuk e gjeti golin falë porterit dhe pak fatit të keq.”

ONANA- Luajti siç e prisja. Një portier cilësor shumë i rëndësishëm dhe në dy muaj ai ka treguar se mund të luftojë për vendin me një kampion të madh si Handanovic”.