SPORT, 8 Tetor 2022, 21:03

“I pandalshëm, shënoi golin më të rëndësishëm në karrierë”, ish-trajneri i Totenhemit i thur elozhe Brojës

“I pandalshëm, shënoi golin më të

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, rrëmbeu skenën e Premier Ligës, ditën e sotme, teksa shënoi goli e parë me fanellën e Çelsit në kampionat. 21-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 90-të në duelin ndaj Uolveremton, që u fituan nga skuadra e trajnerit Poter, me rezultatin 3-0.

Të shumta kanë qenë elozhet për Brojën pas ndeshjes, teksa një ndër ta që shprehu simpati për shqiptarin ishte dhe Tim Sherud, ish-trajneri i Totenhemit dhe Aston Vilën, që në një prononcim për “Sky Sports”, deklaroi:

“Goditja e Brojës nuk ndalej dot nga portieri. Jam i kënaqur për këtë djalë. Është ndoshta goli më i rëndësishëm që ai ka shënuar. Shënoi shumë në huazim te Sauthampton,  por tani bëhet fjalë për ekipin e fëmijërisë dhe ku mund të ndërtosh karrierën. Ata kanë nevojë për një qendërsulmues dhe pse nuk mund t’i japin një mundësi këtij djali?”, deklaroi Sherud.