SPORT, 8 Tetor 2022, 19:54

Mbape “merr” fronin, lë pas Mesin dhe Ronaldon. Publikohet lista e “Forbes” për pagat e futbollistëve për sezonin 2022-2023

Mbape “merr” fronin, lë pas Mesin dhe Ronaldon. Publikohet

Revista e biznesit “Forbes” ka zbuluar 10 futbollistët që do të paguhen më shumë për sezonin 2022-2023 dhe lista kryesohet nga sulmuesi i PSG-së Kilian Mbape.

Forbes vlerëson se 23 vjeçari do të fitojë 128 milionë dollarë këtë sezon. Mesi është renditur i dyti me 120 milionë dollarë dhe sulmuesi i Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldo, i treti me 100 milionë dollarë.

Nejmar dhe Mohamed Salah plotësojnë pesëshen e parë. Sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit, Nejmar do të fitojë rreth 87 milionë dollarë dhe sulmuesi i Liverpulit, Salah, 53 milionë dollarë.

Në tre vendet e fundit të kësaj liste renditen Eden Hazard, Andres Iniesta dhe Kevin De Bryjn.

Mbape nënshkroi një kontratë të re trevjeçare fitimprurëse me PSG-në në maj, e cila i dha fund spekulimeve për një transferim gjatë verës në Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka ngritur 11 trofe në klub, përfshirë katër tituj të Ligue 1, që kur u bashkua nga Monako fillimisht si huazim në 2017. Haland dhe Mbape janë lojtarët e vetëm në listë nën moshën 30 vjeç.