SPORT, 8 Tetor 2022, 19:58

Milani i jep leksion Juventusit dhe i bashkohet kreut

Milani i jep leksion Juventusit dhe i bashkohet kreut

Milani ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 2-0 Juventusin në “San Siro”.

Në fund të pjesës së parë ishte Tomori (45'), i cili kaloi në avantazh kuqezinjtë dhe dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Brahim Diaz (55') realizoi një supergol.

Bardhezinjtë nuk arritën dot të reagonin siç duhet, me tentativat e tyre që nuk ishin të rrezikshme për portën e Tatarushanut.

Kështu kuqezinjtë i bashkohen momentalisht në vendin e parë Napolit dhe Atalantës, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e 8-të.