SPORT, 8 Tetor 2022, 20:39

Fund i çmendur në klasiken e Bundesligës, Borusia e Dortmundit barazon me Bajernin me gol në minutën e 94-t

Fund i çmendur në klasiken e Bundesligës, Borusia e Dortmundit

Borusia e Dortmundit barazoi 2-2 me Bajenin e Mynihut, në ndeshje të “çmendur” të Bundesligës.

Pjesa e parë pa kampionët në avantazh, pas një goli nga distanca të Goretzkës (33'). Në pjesën e dytë, Sane (53') jep idenë se tri pikë janë në xhep, me rezultatin që u dyfishua.

Ekipi i Terzic  nuk u dorëzua, pasi Moukoko (74') dha shkëndija shprese me realizimin e tij. Barazimi do vinte në limite, nga Modeste (90’+4′).

Bajerni pozicionet në vendin e tretë me 16 pikë, verdhezinjtë janë në vendin e katërt me po aq pikë.

Në takimet e drekës, Mainz ka ndalur Leipzig në shifrat 1-1, Frankfurti doli pa pikë nga Bochum (3-0), ndërsa Xabi Alonso debutoi me një fitore të thellë 4-0 të Leverkusen ndaj Schalke.