SPORT, 1 Prill 2025, 15:48

Inzaghi para ndeshjes ndaj Milanit: Qëllimi ynë finalja, i kam idetë e qarta

Inzaghi para ndeshjes ndaj Milanit: Qëllimi ynë finalja, i kam

Simone Inzaghi, trajneri i Interit u shfaq optimist para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës ndaj Milanit.

“Milani është skuadër e fortë, me cilësi dhe mund t’i hapë probleme çdo ekipi. Ata kanë pasur vështirësi të mëdha këtë sezon, por duhet të jemi të kujdesshëm. Milani, ashtu si Interi synon të kualifikohet për në finale.

E dimë se çfarë lojë na pret dhe sa e rëndësishme është ndaj Milanit, në një derbi ku ka dëshirë të madhe për t’u luajtur. Përballë kemi një kundërshtar me cilësi që na ka vënë në vështirësi këtë vit.