SPORT, 31 Mars 2025, 18:27

E bujshme nga Spanja, Barcelona monitoron yllin e përfaqësueses së Kosovës

E bujshme nga Spanja, Barcelona monitoron yllin e përfaqësueses

Edon Zhegrova do t’i japë lamtumirën Lille këtë sezon, teksa klubi i tij i ardhshëm nuk dihet ende.

Gjithsesi, prestigjiozja katalanase “SPORT” ka bërë me dije se për të interesohet dhe Barcelona.

Skautët e klubit katalanas kanë ndjekur nga afër 26-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, aty ku ka lënë vërtet gjurmë.

Gara për shërbimet e Zhegrovës do të jetë e fortë, por Barcelona ke menjëherë avantazh faktin që lojtari është një tifoz i klubit katalanas.