SPORT, 29 Mars 2025, 22:03

Goli i tretë në kampionat, mesfushori shqiptar fundos skuadrën e Cikalleshit dhe Çekiçit

Goli i tretë në kampionat, mesfushori shqiptar fundos skuadrën e

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florian Loshaj, gjeti rrugën e rrjetës me fanellë ne Istanbulsporit, në triumfin 0-2 ndaj Adanasporit të Cikalleshit dhe Çekiçit. 

28-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 67-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ky ishte goli i tretë në kampionat për Loshajn, ndërkohë që për skuadrën e Adanasporit,  ishte disfata e tretë radhazi.  

Me vetëm 27 pikë në 31 javë dhe vendi i parafundit në renditje, mbijetesa për ekipin e dy futbollistëve shqiptarë, kthehet në një mision të pamundur.