TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myrto Uzuni ka realizuar golin e parë në Amerikë. Sulmuesi i kombëtares, pasi shënoi me kuqezinjtë, rezultoi vendimtar edhe për ekipin e tij Austin.
Beratasi në minutën e 33 të sfidës kundër St Louis, dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 3 pikët me rezultatin 0-1.
Që prej transferimit në Amerikë nga klubi i Granadas, kjo ishte ndeshje tretë radhazi që Uzuni e nisi titullar me Austin, ndërsa më herët ishte aktivizuar edhe dy herë si zëvendësues.