SPORT, 29 Mars 2025, 15:13

Te Barcelona nuk po gjen hapësira, talenti drejt largimit

Te Barcelona nuk po gjen hapësira, talenti drejt largimit

E ardhmja e Pablo Torre duket se është shumë larg Barcelonës sezonin e ardhshëm. Mesfushori i ri spanjoll nuk po gjen hapësira dhe klubi katalanas po mendon një huazim për t’i garantuar atij minuta dhe vazhdimësi.

Ndër destinacionet e mundshme spikat Racing Santander, klubi ku Torre u rrit para se të transferohej te Barça.

Nëse Racing do ngjitej në Primera División, do të shndërroheshin në destinacionin ideal për talentin e lindur në vitin 2003, i cili do të kishte mundësinë të luante vazhdimisht për ekipin e qytetit të tij.