SPORT, 29 Mars 2025, 15:31

Myler e ka mbyllur me rekordmenët e Bajernit, opsion bëhet MLS-ja

Myler e ka mbyllur me rekordmenët e Bajernit, opsion bëhet MLS-ja

Një largim duket si rezultati më i mundshëm i bisedimeve të Tomas Myler me Bajernin. A do ta shohë këtë verë fundin e një epoke te bavarezët?

Pasi ka kaluar të gjithë karrierën e tij te gjiganti nga Mynihu, Tomas Myler mund të jetë në lëvizje kur kontrata e tij të skadojë këtë verë. Sipas “Bild”, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar për të ardhmen e 35-vjeçarit, por rekordmenët e Gjermanisë kanë lënë të kuptohet veteranit se kontrata e tij nuk do të rinovohet. Koha e lojës së Mylerit për bavarezët ka qenë shumë e kufizuar këtë sezon dhe minutat nuk do të rriten as sezonin e ardhshëm nëse ai do të qëndroj.

Duket e pashmangshme që ai përfundimisht do të marrë një rol të rëndësishëm në “Allianz Arena”, pasi të përfundojë karriera e tij si lojtar. Megjithatë, para se të tërhiqet 35- vjeçari mund të nisë një tjetër aventurë, ku “Bild” raporton se ai do të preferonte të vazhdonte karrierën e tij. Ai më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje në “MLS” amerikane.

Tabloidi gjerman përmend gjithashtu interesimin nga Augsburg, i cili gjeografikisht është afër Mynihut, por ata e di se shanset e tyre për të marrë ish-sulmuesin e kombëtares së “Pancerave” janë minimale.