SPORT, 24 Shkurt 2024, 14:30

Interi, insiston për rinovimin me Dumfries

Interi, insiston për rinovimin me Dumfries

Paraqitjet shumë të mira të Denzel Dumfries, po rikonfirmojnë se mbetet një ndër lojtarët më të rëndësishëm tek Interi.

Traineri Simone Inzaghi i ka kërkuar drejtuesve ta arrijnë rinovimin me hollandezin, pretendimet e të cilit fillimisht u konsideruan të papërballueshme.

Megjithatë, italianët shpresojnë se këto diferenca do të marrin zgjidhje me kalimin e kohës, fakt i cili ka filluar ti entuziazmojë.

Qëndrimi i 27 vjeçarit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ thekson një garanci për Interin në prapavijë, skuadër e cila po tregon dominimin në Serinë A dhe gjithashtu hodhi një hap të suksesshëm në sfidën e parë të 1/8-tave të Champions Leagues kundër Atletico Madridit.

Performancat e zikaltërve natyrisht imponojnë qëndrimin e peshave të rënda në Milano dhe një ndër faktorët influencues për arritjen e kësaj skuadre deri në këtë stad është pikërisht Simone Inzaghi.

Ishi i Lazios pas fitimit të tre Superkupave dhe dy Kupave, është drejt fitimit të Scudettos, kampionat ku Interi kryeson me 9 pikë avantazh, pas 24 sfidave.