TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shorti i Champions-it, sot ndahen vazot, Partizani ka nisur fazën përgatitore, teksa sot do të mësojë ndarjen e vazove të shortit, që do të hidhet ditën e nesërme.
Të kuqtë e nisin me turin e parë të Ligës së Kampioneve dhe të kuqtë tentojnë kalimin e të paktën një tur, për të shkuar më pas minimalisht në “play off” të Ligës së Konferencës. Gjithsesi, shorti nuk është shumë shpresëdhënës. Rivalë të mundshëm për kampionen e Shqipërisë janë skuadra si Ferencvaroshi, Karabaku i Redon Xhixhës, Sherif Tiraspoli, Zrinjski i Marsel Ismajlgecit apo edhe Makabi Haifa.
Emri i fundit që u mësua mes kundërshtarëve ishte ai i Ludogorets, që luftoi deri në fund me CSKA Sofien dhe u shpall kampion i Bullgarisë.
Sot do të ndahen vazot e shortit, që do të hidhet ditën e nesërme, ku do të ngushtohet edhe lista e rivalëve të mundshëm.