SPORT, 20 Shtator 2022, 10:05

Incidentet në Shqipëri-Poloni/ FSHF do të përballet sot me FIFA-n në KAS

Incidentet në Shqipëri-Poloni/ FSHF do të përballet sot me

Federata Shqiptare e Futbollit do të përballet ditën e sotme me FIFA-n në KAS për gjobën e ndeshjes Shqipëri-Poloni të luajtur vitin e shkuar.

FSHF-ja ka çuar në KAS vendimin e Komisionit të Disiplinës së FIFA-s që konsideronte fajtore Shqipërinë për ngjarjet që ndodhën në sfidën Shqipëri-Poloni 0-1, e luajtur më 12 tetor të vitit të kaluar në “Air Albania”.

Mësohet se federata jonë ka pretenduar se ishin tifozët miq që shkaktuan trazirat në ndeshjen në fjalë dhe gjoba e vendosur, përveç një takimi pa tifozë, sipas tyre është e padrejtë.

“Ngjarjet e Shqipëri-Poloni janë pasojë e një provokimi të vazhdueshëm dhe një sjelljeje shumë agresive nga ana e tifozëve polakë që kanë goditur për gati 2 orë tifozët tanë në dy tribuna.

Tifozët polakë njihen për të tilla sjellje dhe prej ditësh të gjitha autoritetet e përfshira në ndeshje kanë bërë maksimumin për të parandaluar ngjarje më të rënda”, deklaronte publikisht FSHF-ja.