SPORT, 3 Qershor 2022, 12:59

“Ideali për Juventusin dhe për të asistuar Vlahoviçin”, Del Piero “jep bekimin” për objektivin e merkatos së bardhezinjve

“Ideali për Juventusin dhe për të asistuar

Rikthimi i Pol Pog basë te Juventusi nuk është ende zyrtar, por mungon shumë pak që francezi të përqafojë përsëri ngjyrat bardhezi.

Gjashtë vite më pas mesfushori do të gjejë një skuadër të ndryshuar, por gjithmonë me të njëjtat qëllime ambicioze dhe me të njëjtat legjenda që e bekojnë si ditën e parë.

Alesandro del Piero, edhe pse nuk e ka ndarë asnjëherë dhomën e zhveshjes me Pogbanë e di mirë ndikimin që 28-vjeçari mund të ketë në ekip dhe beson fort se ai e Vlahoviç do ta rikthejnë Juven në majë, jo vetëm për sa i përket anës taktike, por edhe për nga ana karakteriale.

“Rikthimi i Pogbasë do të ishte një lëvizje fantastike e Juventusit, sepse është lojtari i duhur për të asistuar Vlahoviçin në sulm me inkursionet e tij, por edhe për të mbrojtur repartin difensiv që me largimin e Kielinit ka humbur një kolonë të mbrojtjes dhe skuadrës”, ka thënë italiani duke folur tashmë si një trajner i licencuar. Për Del Pieron ama, ndryshimin pritet ta bëjë motivimi dhe gatishmëria e Pogbasë për të marrë përgjegjësi.

“Nëse Pol do të kthehet në një klub që është i dashur dhe i vlerësuar nga tifozët çdo gjë do të shkojë mirë, por duhet të ketë parasysh faktin se Juventusi nuk është gati të fitojë menjëherë Champions-in. Për më tepër, duhet të jetë ai një nga faktorët kryesorë që do ta bëjë këtë, pasi nëse në ciklin e parë me bardhezinjtë ishte i ri dhe nën mbrojtjen e veteranëve si Pirlo e Markizio, këtë herë do të jetë e kundërta.

I takon atij të marrë përgjegjësitë dhe të ndikojë në rritjen e shokëve të tij. Besoj fort ama se te Mançester Junajtidi është formuar si burrë dhe si futbollist dhe do të ketë një aventurë të dytë më të bukur se e para”, përfundoi Del Piero.