SPORT, 19 Nëntor 2021, 17:55

Iniesta ngroh tifozët: Xavi trajneri perfekt për Barcelonën, do të shkëlqejë edhe si trajner!

Iniesta ngroh tifozët: Xavi trajneri perfekt për Barcelonën, do

Andres Iniesta është gëzuar që në stolin e Barcelonës është ulur Xavi, ish-kolegu i shumë betejave dhe trofeve të fituara tek ekipi katalanas dhe kombëtarja spanjolle.

Mesfushori i Vissel Kobe në futbollin japonez, ka folur për kanalin zyrtar të La Liga-s rreth emërimit të Xavit si trajneri i ri i Barcelonës.

“Xavi ëshë trajneri perfekt për Barcelonën, ai i njeh shumë mirë lojtarët dhe klubin. Xavi është përgatitur mirë për këtë detyrë, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ai është i përshtatshëm për Barcelonën jo vetëm për atë që përfaqëson, por edhe për trajnerin që është bërë sot”. Në fund një urim për Xavin.

Iniesta ngroh tifozët: Xavi trajneri perfekt për Barcelonën, do

I uroj gjithë fatin e botës, jam i bindur se do të bëjë mirë në këtë aventurë. Ai ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm, le të shpresojmë që gjërat të shkojnë sa më mirë për të”, theksoi 37-vjeçari.