TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Michael Owen ishte vetëm 22 vjeç kur ai e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2001.
Ish-sulmuesi i njohur anglez, është bërë pjesë e debatit se, kush e meriton fitimin e këtij çmimi këtë vit.
Shumë pasiguri ka rreth fituesit, pasi disa lojtarë po garojnë mes tyre. Gjithsesi, Owen është i qartë dhe zgjedh Robert Lewandowskin, si lojtarin më të mirë të këtij viti.
“Ka shumë kandidatë këtë vit. Messi dhe Ronaldo kanë dominuar këtë sport prej dhjetë vitesh dhe e kanë fituar këtë çmim disa herë. Unë mendoj se Messi ndodhet në avantazh me CR7 këtë vit. Kjo për shkak të faktit që fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën”, tha Owen.
Më pas një koment për sulmuesin e Bayern Munchen.
“Unë mendoj se Lewandowski ishte i pafat që nuk e fitoi ‘Topin e Artë’ në vitin e pandemisë. Sivjet ka shumë rivalë, Salah ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm edhe pse nuk fitoi trofe.
Është edhe Jorginho, i cili fitoi gjithçka me Chelsea dhe Italinë, por statistikat e Lewandowskit janë mbresëlënëse, kështu që unë zgjedh polakun si fitues”, përfundoi 41-vjeçari anglez.