SPORT, 19 Nëntor 2021, 16:43

“Dhimbje koke” për Guardiolën, fantazisti infektohet me COVID dhe humbet ndeshjet e rëndësishme

“Dhimbje koke” për Guardiolën, fantazisti infektohet me

Lajme të këqija për Manchester City dhe për trajnerin Pep Guardiola, teksa trajneri duhet të bëjë për të paktën 10 ditë pa yllin e tij Kevin De Bruyne.

Fantazisti ka rezultuar pozitiv në një testim rutinë në Belgjikë, prej ku ishte i grumbulluar me kombëtaren e tashmë duhet të qëndrojë në karantinë për 10 ditët e ardhshme.

Një humbje e rëndësishme për Pep Guardiolën, aq më tepër kur shikon edhe kalendarin e “Qytetarëve” të cilët në vazhdim do të përballen me Everton, PSG dhe West Ham.

Megjithatë, organika e anglezëve është e pasur dhe në këtë formë, Guardiola mund të përshtatë në rolin e belgut emra si Grealish, Foden apo edhe Bernardo Silva.