SPORT, 11 Maj 2024, 11:40

Haland shpjegon incidentin e tij me Uolvesin: Ja pse u përplasa me Guardiolën

Haland shpjegon incidentin e tij me Uolvesin: Ja pse u përplasa me

Erling Haland zbulon të vërtetën e tij në lidhje me zemërimin e dukshëm që shfaqi ndaj Pep Guardiolës pasi u zëvendësua, pavarësisht se shënoi katër gola.

Makina norvegjeze e golit u pa duke shkëmbyer fjalë me trajnerin e Mançester Sitit kur doli nga fusha në stadiumin “Etihad” pas 82 minutash, ku ai shënoi katër gola në fitoren e tyre 5-1 ndaj Uolvesit të shtunën e kaluar (4 maj). Për shumë njerëz, bezdisja e Halandit për të mos pasur mundësinë për të shënuar edhe më shumë gola, thjesht tregoi mentalitetin e 23- vjeçarit, por fituesi i “Këpucës së Artë” në Premier Ligë i dha fund diskutimit për zëvendësimin. Në një paraqitje në podkastin e “Men In Blazers”, sulmuesi zbuloi se zemërimi i tij pasi doli nga fusha nuk kishte të bënte fare me zëvendësimin me Julian Alvarezin, i cili shënoi vetëm tre minuta pasi hyri në fushë.

“Unë isha i tërbuar për shkak të diçkaje krejtësisht të ndryshme, nuk kishte asnjë lidhje me këtë”, pranoi norvegjezi. “Isha shumë i lumtur që Julian hyri dhe shënoi gjithashtu. Sigurisht që do të doja të shënoja më shumë gola, por nuk u tërbova se u zëvendësova me të. Jam i kënaqur për djalin që hyri në vendin tim për mua kjo çështje mbyllet këtu”. Pasi fitoi tripletën në sezonin e tij debutues me Sitin, një dopietë në Premier Ligë dhe Kupën FA është e mundur në sezonin e tij të dytë në Mançester, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Xhek Grilish, foli për bashkimin që ekziston në dhomën e zhveshjes së Sitit, teksa ata ndjekin trofe të tjerë në dominimin e tyre me Pep Guardiolën.

“Kam thënë në shumë intervista se për mua, në skuadrën në të cilën jam tani, dhe veçanërisht vitin e kaluar, bashkimi që kemi është thjesht i pabesueshëm”, tha anglezi. “Me kalimin e viteve, ka pasur shumë skuadra kryesore në Premier Ligë që nuk kanë bërë atë që kemi bërë ne. Me përvojën që kemi dhe cilësinë që kemi, ne nuk dyshojmë te vetja jonë”.