TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pogradecarët janë shpallur kampion në kategorinë e dytë duke mundur në finale Valbonën e Tropojës, ekip që e ka mbyllur sezonin në vendin e parë në grupin A, ashtu si pogradecarët në grupin B.
Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutën e 63 nga Sulejman që pogradecarët të ngrenë lart Kupën e titullit në fund të kësaj ndeshje që duhet thënë se është kontrolluar nga minuta e parë deri në fund nga liqenorët me gjithë përpjekjet e veriorëve për të ndryshuar diçka në këtë takim final
Trajneri Samuel Nikaj ndryshe nga ndeshjet e sezonit ka patur në mesfushë me shume lojtare ndërtues të cilët jo vetëm kanë krijuar situata të vështira tek porta tropojane në fazën sulmuese e ja kane dale të ruajnë ekuilibrat në dy fazat e lojës.
Për Nikaj dhe futbollistin Topllari titulli ka qenë mbyllja më e mirë e sezonit për skuadrën pogradecare, që sezonin tjetër se bashku me Valbonën do të luajnë në kategorinë e parë.