TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani luan kundër Erzenit ditën e nesërme në orën 16:00 tek “Arena e Demave”, takim i vlefshëm për javën e 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore. Përpara takimit, trajneri i “demave”, Orges Shehi doli në një konferencë për mediat ku duket tepër ambicioz dhe i bindur se skuadra e tij do të triumfojë nesër:
“Tani, fitorja është fitore dhe ndikon në ngritjen e moralit. Kemi marrë maksimumin, jemi ngjitur në vend të dytë, atë që e kemi kërkuar prej kohësh. Duhet edhe një sforco e vogël nesër për të mbyllur ciklin e kampionatit prej 36 ndeshjes, dhe më pas të fokusohemi për “Final 4”.
Ne e dinim që java e fundit e kampionatit do të kishte një ngjeshje. Jemi mundur të bëjmë një rotacion te pjesshëm. Edhe nesër mund të kemi prapë 3-4 prurje të reja, por pa prishur fizionomin e skuadrës, aq më tepër që na kthehet edhe Mageti që ishte i pezulluar për kartonë.
Mendo që janë 2 skuadra që për fatin e tyre të keq kanë zbritur në një kategori më poshtë. Ndeshjet janë të ndryshme sepse në Kukës luajtëm në transfertë kurse tani luajmë në shtëpinë tonë. Mendoj që Erzeni ka një skuadër më të mirë se Kukësi, lojtarë që shumë mirë mund të luajnë në çdo skuadër, dhe kur përballesh me këto skuadra duhet të jesh i vëmendshëm sepse gjithmonë mund të të bëjnë dëm.
Është e vërtetë që për herë të parë luajmë me skemën “Final 4”. Mendoj që pas 36 javësh vjen përqendrimi më i madh. Ndoshta të gjitha skuadrat kanë kaluar një pauzë pasi kanë menduar që “Final 4” do të jetë gjithçka. Edhe ne kështu kemi menduar, e quanim të mbyllur pjesëmarrjen në “Final 4”. Kemi vuajtur pak me mungesat, por shpresoj që në këtë pikë të kampionatit të na rikthehet Cara dhe Taipi.
Kemi një vazhdimësi prej 4 ndeshjesh me fitore. Jemi në vend të dytë, dhe nesër duhet të japim maksimumin për të marrë 3 pikët dhe të ruajmë pozicionin.
Taipi është bashkuar dje me grupin dhe nuk duam ta rrezikojmë për ndeshjen e nesërme. Nuk ka mbushur ditët e nevojshme në skuadër, plus edhe nuk duam ta rrezikojmë në fushë sintetike si e jona sepse mund të dëmtohet. Ndërsa Tedi Cara është stërvitur individualisht.
Në konfigurim ose në atë që shfaq skuadra në fushë ndikojnë edhe lëvizjet e trajnerëve. Në këtë pjesë të rëndësishme, na vjen mirë që vijmë nga një seri fitoresh dhe shpresojmë që edhe nesër do japim maksimumin për fitore, që përkon edhe me fundin e kampionatit. Ky është një plus, sepse kur nuk arrin dot të marrësh rezultatet e mira skuadra ngurtësohet. Shpresojmë që nesër të mos ta kemi këtë problem nesër që të hyjmë në një moment psikologjik të mirë.
Me të vërtetë themi gjithmonë fati, por pa përpjekje nuk ke si të kesh fat. Për sa i përket vendit të dytë, duke pasur parasysh formulën, vendi i dytë është një nga objektivat, edhe pse nuk do të thotë që ne duhet të jemi në gjumë.
Çdo skuadër ka atë golashënuesin e saj, por këtë kampionat kemi vuajtur nga dëmtimet. Bicuka që është në krye të golashënuesve, ka edhe ai ndeshje mangët nga dëmtimet. Po ashtu edhe Mba dhe Skuka. Kemi një shpërndarje të golave të shënuar në ekip. Po ta shohësh në kalendar skuadra ka shënuar shumë dhe jo pak. Shumë vetë e marrin sikur i bëj qejfin lojtarëve të stolit. Ata janë shumë të rëndësishëm. Ku ka më mirë nesë Mensah ose Mehmeti të futen dhe të zgjidhin ndeshjen. Shpresoj që edhe nesër në vazhdim ata të jenë deçiziv.
Kemi gjëra të përbashkëta me Skënderbeun e viteve të kaluara. Kushtet e mira të punës që nuk mungon asgjë, ambicja e drejtuesve që duan të jenë në majë dhe kërkojnë gjithmonë objektivin. Kemi lojtarë cilësorë si atëherë kur luaja un edhe tani. Diferenca e vetme është pjekuria, atëherë ishim më të pjekur, kishim shumë eksperiencë mbi supe, dhe kishim shumë viteve që luanim bashkë. Çdo gjë arrihet por duhet durim.
Kontratat e lojtarëve? Unë tani po e dëgjoj që Davidit i mbaron kontrata sot, besoj se klubi është i kënaqur me paraqitjen e tij. Unë thash pak më parë që duam vazhdimësinë, duam të ecim përpara. Ata janë pjesë e rëndësishme e jona dhe nuk besoj se do të ketë një mos dakortësi në zgjidhjen e kontratave”,- përfundoi Shehi.