TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi u rikthye te fitorja në Seria A pas disfatës përballë Sasuolos. Zikaltrit e Simone Inzaghit triumfuan 0-5 kundër Frozinones, duke regjistruar kështu triumfin e 29-të në kampionat.
Fratezi, Arnautoviç, Bukanan, Lautaro dhe Turam shënuan golat e fitores për kampionët e Italisë. Vlen të theksohet se për kanadezin Bukanan, ishte goli i parë me fanellën zikaltër.
90 minuta luajti Kristjan Asllani, i cili në fund pësoi një goditje të fortë në këmbën e majtë. Gjithsesi paraqitja e mesfushorit shqiptar në këtë duel ishte pozitive, edhe pse nuk shënoi.
FT: FROZINONE – INTER 0-5
Fratezi 19′, Aranautoviç 60′, Bukanan 77′, Lautaro Martinez 80′, Turam 84′