TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klaus Gjasula do të mbyllë aventurën me Darmstad në fund të këtij sezoni. Mesfushori kuqezi do të refuzojë të rionovojë me skuadrën e cila sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë.
Klaus është pjesë e Darmshtadit që prej vitit 2021, duke kompletuar kështu tre sezone, dy në Bundesligën 2 dhe ky i fundit në elitën gjermane, aventurë e cila përfundoi shumë shpejtë.
“Kicker” raporton se pas ndeshjes së fundit, 16 lojtarë do t’i japin lamtumirën ekipit, ku mes tyre preket edhe një “veteran” në mesfushë si Klaus Gjasula.
34-vjeçari këtë sezon ka luajtur në vetëm 20 ndeshje, më shumë si qendërmbrojtës, i penalizuar edhe nga disa dëmtime.
Aktualisht, Gjasula është i dëmtuar dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për Silvinjon në përgatitjet e Europianit 2024 që do të nisin në fundin e muajit maj.