SPORT, 21 Tetor 2023, 10:21

FORMULA 1/ Vershtapen penalizohet, Lëklerk niset i pari në Çmimin e Madh të Teksasit

FORMULA 1/ Vershtapen penalizohet, Lëklerk niset i pari në

Formula 1 zhvilloi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Teksasit mbrëmjen e djeshme, të cilat panë Sharl Lëklerk në “pole position”.

Pas tij u renditën britanikët Lando Norris dhe Luis Hamilton, teksa në vendin e katërt do të niset Karlos Sainz.

Maks Vershtapen arriti kohën më të mirë, por xhiro e tij u anulua për shkak se kaloi limitet e pistës dhe për këtë arsye do të niset nga vendi i gjashtë.

Mbrëmjen e sotme do të jetë gara sprint, teksa nesër do të zhvillohet gara e madhe, në të cilën do të luftohet vetëm për vendin e dytë.

FORMULA 1/ Vershtapen penalizohet, Lëklerk niset i pari në